Arabia Saudite ka thënë se durimi i Shteteve të Bashkuara ndaj Iranit nuk është i pafund dhe ka paralajmëruar se sulmet ushtarake janë ende duke u shqyrtuar pas sulmeve në stacionet e naftës, për të cilat u fajësua Irani.
Ministri i jashtëm saudit, Adel al-Jubeir, gjithashtu tha se raporti i mbikëqyrur nga Kombet e Bashkuara për origjinën e sulmeve do të publikohet së shpejti. Ai e përshëndeti deklaratën e përbashkët të shteteve kryesore të BE-së, me të cilën Irani lihet përgjegjës për sulmet në Arabinë Saudite.
Deklarata e tij lë të kuptohet se Arabia Saudite është duke i bërë presion presidentit amerikan që të mos kursehen në kundërpërgjigje ndaj sulmeve të 14 shtatorit, përfshirë vendosjen e sanksioneve kundër Iranit dhe dërgimin e trupave ushtarake në Gjirin Persik.
“Kjo vepër do të ketë pasoja dhe Iranit duhet ta dijë këtë. Vjen një çast kur edhe durimi i Amerikës harxhohet dhe Irani duhet të jetë i vetëdijshëm për këtë”, tha kryediplomati saudit.
Sulmet në stacionet e naftës ndikuan në pakësimin e prodhimit botëror për 5 për qind dhe shkaktuan rritje të çmimit të kësaj lënde në treg, shkruan “The Guardian”.