Arabia Saudite dhe Rusia me marrëveshje sekrete për ta rritur prodhimin e naftës

Prishtinë | 04 Tet 2018 | 10:35 | Nga Ekonomia Online

Çmimi i naftës së papërpunuar gjatë tregtimit aziatik është tregtuar qëndrueshëm, pak poshtë nga niveli katërvjeçar që ishte ditën e djeshme, ndërkohë që inventarët e naftës së papërpunuar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës u raportuan se po rriten, ndërsa Rusia dhe Arabia Saudite kishin një marrëveshje sekrete në muajin shtator për të rritur prodhimin e naftës.

Sipas të dhënave të Administratës së Informacionit të Energjisë, inventarët e naftës bruto të Shteteve të Bashkuara të Amerikës u rritën me rreth 8 milionë fuçi javën e kaluar në rreth 404 milionë, duke shënuar rritjen më të madhe që nga marsi i 2017-së dhe prodhimi në vend mbeti në një rekord prej 11.1 milionë fuçi në ditë.

Sipas Reuters, përcjell Telegrafi, Rusia dhe Arabia Saudite kishin një marrëveshje sekrete në muajin shtator për të rritur prodhimin e naftës për të rritur çmimet, përpara se të konsultohet me prodhuesit e tjerë, duke përfshirë edhe pjesën tjetër të Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC).

Nafta e papërpunuar aktualisht është duke tregtuar në nivelin 76.28 dollarë për fuçi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme