Arabia Sudite ka thënë se do të hapë kufinjtë me Katarin për të mirëpritur besimtarët nga vendet e Gjirit Arab, për të marrë pjesë në pelegrinazhin e sivjetmë të Haxhit.
Ky ka qenë hapi i parë drejt thyerjes së akullit në mes të dy vendeve fqinje të Lindjes së Mesme, prej muajit qershor pasi, Arabia Saudite dhe disa vende të tjera të Gjirit i mbyllën kufinjtë me Katarin, duke e akuzuar për mbështetje të grupeve ekstremiste.
Përmes një deklarate nga agjencia zyrtare saudite e lajmeve, është thënë se kufiri në Salwa do të hapet për qytetarët e Katarit duke u mundësuar pjesëmarrjen në pelegrinazh, dhe mund të kalojnë në këtë vend, pa ndonjë leje të veçantë.
Ky lajm ka ardhur, pas një takimi që është mbajtur me trashëgimtarin e fronit të Arabisë Saudite, Princin Mohammed Bin Salman dhe sheikun e Katarit, Abdullah bin Ali bin Abdullah bin Jassim al-Thani.
Katari i ka akuzuar sauditët për politizim të Haxhit, duke shprehur shqetësime rreth pengesave që po hasin banorët e Katarit për të qenë pjesë e pelegrinazhit të sivjetmë.