Mbreti i Arabisë Saudite emëroi të enjten një ish-ministër të financave, si të ngarkuar për punë të jashtme, duke synuar përmirësimin e imazhit të mbretërisë, pas krizës së shkaktuar nga vrasja e gazetarit Jamal Khashoggi dhe ngjarjeve në luftën e Jemenit.
Qeveria saudite po përballet me kritika të ashpra ndërkombëtare për vrasjen e gazetarit arabo-amerikan Jammal Khashoggi, brenda konsullatës saudite në Stamboll, më 2 tetor të këtij viti.
Rijadi gjithashtu është përballur me një skepticizëm në rritje rreth ndërhyrjes së tij në Jemen, ku Kombet e Bashkuara thonë se miliona njerëz mund të vdesin nga uria për shkak të ndërprerjes së linjave të furnizimit nga një luftë e udhëhequr nga Sauditët, kundër lëvizjes Houthi që kontrollon kryeqytetin.
Ngjarjet kanë dëmtuar rëndë reputacionin e djalit dhe trashëgimtarit të mbretit Salman, princit të kurorës Mohammed, 33 vjeç, i cili është i gatshëm të pasojë babain e tij në transferimin e parë të gjeneratave të pushtetit të mbretërisë, për më shumë se 65 vjet.
Në një riorganizim të kabinetit, Ibrahim al Assaf, i cili shërbeu si ministër i financave për 20 vjet dhe ka përfaqësuar Arabinë Saudite në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore, u emërua për të marrë përsipër detyrën si ministër të jashtëm, nga Adel al-Jubeir.
Ekspertët në politikën saudite thanë se masa pasqyroi një perceptim se Jubeiri, një diplomat veteran, ishte i njollosur duke qenë shërbëtor kryesor i ri i Rijadit, gjatë çështjes së vrasjes së gazetarit Jammal Khashoggi.
“Assaf në thelb do të ndjekë porositë, por shihet si çelësi për rindërtimin e imazhit të dëmtuar të mbretërisë, duke pasur parasysh imazhin e tij pozitiv ndërkombëtar”, tha Neil Quilliam, një hulumtues i lartë në grupin hulumtues të Shtëpisë së Chatham House të Britanisë.
Assaf ishte midis numrit të biznesmenëve të lartë, zyrtarëve dhe princave që u arrestuan në një hotel luksoz gjatë një goditje kundër korrupsionit, të nisur nga princi i kurorës vitin e kaluar, megjithëse ai u lirua shumë shpejt.