Arabia Saudite tregon provat e sulmit të naftës

Prishtinë | 18 Sht 2019 | 17:47 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Mbrojtjes e Arabisë Saudite ka treguar pjesët e mbetura të dronëve dhe raketave të shkatërruara që vërtetojnë përfshirjen e Iranit në sulmet e fundjavës në dy objekte nafte.

Ajo tha se 18 drone dhe shtatë raketa lundrimi goditën nga një drejtim duke e përjashtuar Jemenin si vend i lansimit të tyre.

Rebelët Houthi të mbështetur nga Irani të Jemenit kishin thënë se ishin mbrapa sulmeve.

Irani ka mohuar çdo përfshirje dhe paralajmëroi se do të hakmerret kundër çdo reagimi ushtarak.

Në konferencën e Ministrisë Saudite të Mbrojtjes thanë se shkatërrimet treguan se sulmet ishin “sponsorizuar pa diskutim nga Irani”.

Të ngjashme