Araujo i fokusuar te Barcelona

Prishtinë | 10 Jan 2024 | 18:08 | Nga Ekonomia Online

Mbrojtësi i Barcelonës, Ronald Araujo, ka thënë që është i fokusuar te Barcelona pavarësisht spekulimeve që e lidhin me Bayern Munchenin.

“Secilin afat kalimtar dalin lajme për mua, ashtu thanë edhe për Manchester Unitedin verën e kaluar”, ka thënë Araujo, sipas gazetarit Fabrizio Romano.

“Vëmendja ime është te Barcelona. Po e bëj më të mirën për Barcën, 100 për qind. Është privilegj që ta bart shiritin e kapitenit, e ndiej përgjegjësi”.

Të ngjashme