Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arban Abrashi para fillimit të Kuvendit të nëntë zgjedhor të kësaj partie, tha se është arritur konsensus për kryetar, raporton Ekonomia Online.
Sipas tij, LDK-ja ofron platformën për qeverisjen e vendit.
“Është arritur konsensus për kryetar dhe do ta merrni vesh me vonë. Gjatë kësaj jave është arritur një konsensus, të cilin do ta shini sot shumë shpejt”.
“… ne i ofruam Kosovës atë çka kërkon një platformë dhe një ofertë për të qeverisur vendin”.
“Andaj nuk kemi kohë dhe sot duhet të ofrojmë platformën për qeverisjen e vendit dhe të marrim qeverisjen”.