Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Arban Abrashi, ka thënë se kjo parti dje ka bërë një hap të rëndësishëm drejt krijimit të partneritetit me Lëvizjen Vetëvendosje për ta formuar Qeverinë.
“Dhënia e një ministrie është hap përpara, është diçka që Mustafa e ka ofruar në tavolinë”, ka thënë Abrashi.
Abrashi është shprehur se partneri i mundshëm i tyre në Qeveri, LVV është duke hezituar që ta drejtojë këtë institucion.
“Ka pak hezitim nga Vetëvendosje për ta marrë Zyrën e Kryeministrit. Është mendim i imi personal. Dialogu mund të ndodhë se është një frikë. Ka elemente të tjera që ka hezitim”.
“Shpresoj që të kemi lëvizje pozitive sepse qytetari i ka zgjedh këto parti dhe ato duhet ta marrin barrën dhe të ofrojnë zgjidhje për ta – formimin e Qeverisë. LDK në secilin projekt pozitiv që ka ndodhur në Kosovë ka hise, nga qeveria e parë, pavarësia… ka merita. Si LDK kemi treguar se nuk u frikohemi proceseve të mëdha. Nuk frikohemi si LDK në procese të mëdha, si integrimet evropiane, dhe këtë duhet ta dëshmojë secila parti në Kosovë”.