Ekonomia Online
FUNDIT

Arben Gashi akuzon Ramën se po fsheh krizën në Shqipëri me Jugosllavi të re

Arben Gashi akuzon Ramën se po fsheh krizën në Shqipëri me Jugosllavi të re

Deputeti i LDK’së, Arben Gashi, ka thënë se Edi Rama po tenton të fshehë krizën e thellë politike të Shqipërisë duke shpikur ide për Jugosllavi të re. “Ky fare kryeministri qe deshiron Jugosllavine e re, cka po i duhet? Ndoshta legjitimitet pas krizes se thelle politike ne vend!!”, ka shkruar Gashi, në një reagim në […]

Deputeti i LDK’së, Arben Gashi, ka thënë se Edi Rama po tenton të fshehë krizën e thellë politike të Shqipërisë duke shpikur ide për Jugosllavi të re.

“Ky fare kryeministri qe deshiron Jugosllavine e re, cka po i duhet? Ndoshta legjitimitet pas krizes se thelle politike ne vend!!”, ka shkruar Gashi, në një reagim në FB.

Ndrkohç, fituesi i zgjedhjeve, Albin Kurti, s’e ka thënë ende asnjë fjalë për Samitin e Ohrit ku po flitet edhe për Kosovën dhe lirinë e lëvizjes të banorëve të Ballkanit. Në emër të Kosovës po flet Edi Rama i cili akuzoi sot liderët kosovarë se po vetëpërjashtohen nga organizime të tilla rajonale.

Ka heshtur edhe Kadri Veseli, lideri i PDK’së dhe Kryetar në largim i Parlamentit të Kosovës. Veseli para disa ditësh është ftuar si i dyshuar për krime lufte nga Gjykata Speciale. Prej asaj dite s’ka folur për tema të tjera.

S’ka thënë asnjë koment as Kryeministri në largim Ramush Haradinaj, i cili më herët ka pasur përplasje me Edi Ramën.

Kundër Samitit të Ohrit kanë dalë Presidenti Hashim Thaçi dhe ish-Kryeministri Isa Mustafa.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se s’ka punuar dhe as s’ka lidhje me Jugosllavinë. Këtë përgjigje ai e ka dhënë duke iu përgjigjur kundërshtimit të Isa Mustafës për mini shengein ballkanik.

“Kam respekt për Isa Mustafën. Kemi punuar bashkë. Ruaj kujtim të mirë me të dhe jam i befasuar nga deklarata e tij. Por siç ka ai opionin e tij të ndryshëm nga unë, kam unë opinion të ndryshëm ndaj tij. Të flasësh për një proces që rikrijon Jugosllavinë, të ma thuash mua që as kam punuar në administratën e Jugosllavisë dhe as kam lidhje me Jugosllavinë, veç kujtimit të keq të keqtrajtimit të shqiptarëve, më duket e tepërt dhe jo fort elegante”, ka thënë Rama, në një konferencë për media në Samitin e Ohrit.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka shpërthyer në akuza ndaj Kosovës pas refuzimit të Presidentit Hashim Thaçi për të shkuar në Ohër ku Rama, Vuçiq, Zaev kanë çuar përpara nismën për lëvizjen e lirë që po quhet minishengen ballkanik.

Së pari ka goditur Thaçin të cilit ia ka numëruar të gjitha samitet e Ballkanit Perëndimor ku ka marrë pjesë bashkë me liderë tjerë të Ballkanit Perëndimor përfshirë edhe ata serbë.

Të ngjashme