Bordi i AKP-së ka vendosur sot që kandidati Arben Limani të zgjidhet për pozitën vakante të drejtorit menaxhues.
Arben Limani ka një përvojë pune 20-vjeçare profesionale në sektorin privat dhe publik, me specializim në zhvillimin dhe zbatimin e politikave publike, të mbështetur me edukim të lartë në shkencat juridike brenda dhe jashtë vendit.
Në Agjencinë Kosovare të Privatizimit (AKP) është angazhuar që nga viti 2009 deri më tani ku ndër të tjera ka mbajtur edhe pozitën e drejtorit të Sekretarisë Ekzekutive të Bordit të Drejtorëve nga viti 2011 e tutje.
Studimet themelore i ka kryer në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës. Studimet Master i ka te kryera në Chicago-Kent College Of Law, Illinois Institute of Technology, në Chicago të Illinois (SHBA), në lëmin e Drejta e Shërbimeve Financiare si bursist i Fondacionit Kosovaro Amerikan për Edukim të Lartë (KAEF).
Flet rrjedhshëm gjuhën angleze dhe gjuhën serbe. Limani është i martuar dhe baba i dy fëmijëve, thuhet në komunikatë.
Komunikata e plotë:
Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti mbledhjen e radhës ku diskutoi dhe mori vendime të rëndësishme në përputhje me mandatin e vet ligjor.
Bordi shqyrtoi dhe miratoi buxhetin vjetor të Agjencisë për vitin fiskal 2023
Bordi gjithashtu shqyrtoi raportin e Zyrës Kombëtare te Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Agjencisë për vitin 2021 ku Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka dhënë OPINION të PAMODIFIKUAR për pasqyrat financiare vjetore të AKP-së për vitin fiskal 2021. Bordi kërkoi Plan konkret për adresimin e rekomandimeve të ZKA-së.
Bordi I AKP-së në këtë mbledhje diskutoi lidhur me procesin e rekrutimit dhe përzgjedhje së pozitës vakante të Drejtorit Menaxhues , me këtë rast bordi vendosi që kandiadati z.Arben Limani të përzgjidhet për pozitën e Drejtorit Menaxhues.
z.Arben Limani ka një përvojë pune 20 vjeçare profesionale në sektorin privat dhe publik, me specializim në zhvillimin dhe zbatimin e politikave publike, të mbështetur me edukim të lartë në shkencat juridike brenda dhe jashtë vendit. Në Agjencinë Kosovare të Privatizimit (AKP) është angazhuar që nga viti 2009 deri më tani ku ndër të tjera ka mbajtur edhe pozitën e Drejtorit të Sekretarisë Ekzekutive të Bordit të Drejtorëve nga viti 2011 e tutje.
Studimet themelore i ka kryer në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës. Studimet Master i ka te kryera në Chicago-Kent College Of Law, Illinois Institute of Technology, në Chicago të Illinois (SHBA), në lëmin e Drejta e Shërbimeve Financiare si bursist i Fondacionit Kosovaro Amerikan për Edukim të Lartë (KAEF).
Flet rrjedhshëm gjuhën angleze dhe gjuhën serbe. Z. Limani është i martuar dhe baba i dy fëmijëve.