Arben Mustafa: Tendenca e Qeverisë për të kontrolluar tregun e lirë është e rrezikshme – urgjentisht duhet lehtësira për shporten e konsumatorit

Prishtinë | 06 Kor 2022 | 20:10 | Nga Ekonomia Online

Koordinatori i Departamentit për Financa në Kabinetin për Qeverisje të Mirë të PDK-së, Arben Mustafa, e ka cilësuar si të rrezikshme tendencën e Qeverisë Kurti për të adresuar problemin e inflacionit nëpërmjet kontrollit të bizneseve.

Sipas tij, kjo tendencë qeveritare për të interferuar në çmime, në vend se të përdorë instrumentet e politikave ekonomike në dispozicion, rrezikon lirinë ekonomike në vend dhe krijon pasiguri për të ardhmen e ekonomisë së lirë të tregut në Kosovë.

Sipas Mustafës, kjo mund të dërgojë sinjale negative te investitorët me pasoja afatgjata për ekonominë e vendit.

“Prandaj, Qeveria e Kosovës nuk duhet të humbë kohë edhe më tutje duke refuzuar ta pranojë faktin se ekonomia e Kosovës është në një krizë inflacioni, por duhet të ndërmarrë sa më parë hapat e nevojshëm për të frenuar rritjen e mëtejme të çmimeve, duke përfshirë:

  • lirimin nga TVSH-ja të mallrave që përbëjnë shportën e konsumatorit për një periudhë të caktuar.
  • Largimin e akcizës dhe uljen e TVSH-së në produktet e naftës për një periudhë të caktuar kohore”, tha Mustafa.

Deklarata e plotë e Arben Mustafës:

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10161814067442926&id=805042925

Të ngjashme