Sot janë bërë 76 ditë që Kosova nuk ka ministër të Shëndetësisë.
Kjo pasi Rifat Latifi më 6 tetor dha dorëheqje nga ky post.
Klan Kosova përmes burimeve të sigurta mëson se në Lëvizjen Vetëvendosje është propozuar që Arben Vitia sërish ta drejtojë këtë ministri.
Ai ka qenë ministër i këtij dikasteri në Qeverinë Kurti 1 dhe 2. Mirëpo i njëjti dha dorëheqje për shkak të garës për kryetar të Prishtinës ku ai ishte kandidat.
“Unë sot po e përmbyllë këtë detyrë që ma besuan. Unë nga tani e tutje do të jem pjesë e një ekipi tjetër që ka në fokus kryeqytetin tonë”, kishte thënë ai duke prezantuar punën që e ka bërë gjatë kohës sa ka qenë ministër.