Arben Vitia tregon nëse do të japë dorëheqje nga pozita e ministrit

Prishtinë | 17 Gus 2021 | 20:12 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në konferencën e sotme nuk ka treguar nëse do të japë dorëheqje nga pozita e ministrit para fillimit të fushatës për zgjedhjet lokale të muajit tetor, raporton EO.

Vitia, ka thënë se “sot për sot” është i fokusuar në punën e tij si ministër në dikasterin qeveritar të shëndetësisë.

“Sonte jemi në një situatë ku e gjithë Ministria e Shëndetësisë, pa përjashtim, jemi duke punuar vazhdimisht. Sot kemi pasur takime të shumta edhe me grupet e interesit, përfshirë këtu me hisedarët nga përfaqësimi i tyre, i shoqatës së gastronomëve, ku të gjithë së bashku – pavarësisht dallimeve që mund t’i kemi – jemi të gjithë të bashkuar që kjo valë e re të përfundojë sa më mirë dhe sa më qetë”, ka thënë Vitia.

Duke komentuar masat anti-COVID, të propozuara sonte, Vitia ka thënë se do të kërkojë zbatimin e plotë të tyre nga autoritetet e tjera shtetërore.

Të ngjashme