Opinonisti, Krenar Gashi ka komentuar zhvillimet e fundit në qytetin e Kamenicës, ku kryetari Qëndron Kastrati ka filluar reformat në sektorin e arsimit, reforma këto që nuk u pritën mirë nga qytetarët atje.
Gashi ia ka dalë në krah Kastratit, duke thënë se sjellja e ministrës së Arsimit, Arbërie Nagavcit është e patolerueshme dhe se ka mendësi të ‘televizorave bardh e zi’.
“Kjo është sjellje politike e patolerueshme. Shumë kam shpresu se Dukagjin Pupovci ka me sjellë za të arsyes në këtë ministri, e nuk e di pse ende shpresoj, kur lexoj gjana të tilla. Qëndron Kastrati është shembëlltyrë e një politikani të ri, i një mendimi e veprimi ndryshe, andaj edhe i frigoheni, ju, kasta e televizorave bardh e zi, që shiteni si seri e re, e që jeni një dhe i njëjti llum me ata që i zavendësuat, kur vjen puna te mendësia”, ka shkruar ai.
Kujtojmë që të dielën në fshatin Shipashnicë të Kamenicës pati përplasje mes banorëve dhe policisë për hapjen e çerdhes në këtë fshat.
Reagimi i tij i plotë:
Kjo është sjellje politike e patolerueshme. Shumë kam shpresu se Dukagjin Pupovci ka me sjellë za të arsyes në këtë ministri, e nuk e di pse ende shpresoj, kur lexoj gjana të tilla.
Qëndron Kastrati është shembëlltyrë e një politikani të ri, i një mendimi e veprimi ndryshe, andaj edhe i frigoheni, ju, kasta e televizorave bardh e zi, që shiteni si seri e re, e që jeni një dhe i njëjti llum me ata që i zavendësuat, kur vjen puna te mendësia.
Shumë mirë që po mundoheni me e pengu Qëndronin me përfundu mandatin ma të suksesshëm politik ndonjëherë në Kosovë, sepse kësisoj e motivoni mos me kandidu ma në nivel komune, po me i synu pozitat tuaja.
Qëndroni dhe gjenerata e tij kanë me e çrrënjosë sjelljen e tillë banale në politikë pikërisht duke refuzu me qenë pjesë e saj në çfarëdo mënyre.
Për fund, po shpresoj, pra, ende, që inatet I leni n’shpi, ose thjesht ju çojmë n’shpi, sikur shumë tjerë.