Të gjithë mllefin e akumuluar pas ndeshjes Shqipëri-Izrael tifozët kuqezinj ia zbrazën arbitrit gjerman me origjinë turke Deniz Aytekin.
Shumë tifozë e cilësuan atë si shkaktarin e humbjes, pasi arbitri në fjalë dha dy kartonë të kuq dhe dy penallti në disfavor të Shqipërisë.
Dhjetëra përdorues të “Facebook”-ut kanë komentuar në llogarinë e tij në rrjetin social, duke lëshuar një stuhi kritikash dhe ofendimesh. Komentet e shumta negative kanë detyruar gjyqtarin e Bundesligës që të çaktivizojë llogarinë e tij në rrjetin social.
Ndërkaq, mësohet se linçimi ndaj arbitrit ka vijuar me shtimin e informacioneve ofenduese në “Wikipedia” dhe hapjen e një profili satirik në “Facebook”.
Deniz Aytekin la kombëtaren me 9 lojtarë duke dhënë dy penallti të diskutueshme që përcaktuan fatin e ndeshjes.