Arbnora Dobra në gjendje të mirë shëndetësore, flasin familjarët

Prishtinë | 04 Tet 2018 | 16:43 | Nga Ekonomia Online

Arbnora Dobra nga Skenderaj, e raportuar ditë më parë si e zhdukur por që ishte lajmëruar nga shteti fqinj i Maqedonisë, i është kthyer familjes së saj në Kosovë.

Këtë e kanë bërë të ditur familjarët e 22-vjeçares, saktësisht vëllai i saj Driloni, përmes një njoftimi në llogarinë e tij në Facebook.

”Motra ime Arbnora Dobra është gjetur shëndoshë e mirë”, thotë ai në reagimin e tij.

Familja Dobra nga komuna e Skenderajt është shprehur falënderuese ndaj autoriteteve të Policisë së Kosovës si dhe ndaj të gjitha organeve kompetente të cilët ndihmuan në gjetjen e vajzës së tyre Arbnorës.

”Falënderojmë Policinë e Kosovës dhe të gjitha organet kompetente që në asnjë minutë nuk kanë reshtur së punuari në mënyrë profesionale”.

Në lidhje me këtë rast, familja e Arbnora Dobrës është shprehur mirënjohëse edhe ndaj autoriteteve në Maqedoni të cilët ndihmuan në gjetjen e saj.

Përveçse Arbnora Dobra është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore, ende nuk dihen detajet e arratisjes e më pas të kthimit të saj te familja në Skenderaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme