22-vjeçarja nga Skenderaj i lajmërohet familjes nga një shtet fqinj

Prishtinë | 01 Tet 2018 | 12:22 | Nga Ekonomia Online

Arbnora Dobra, 22-vjeçarja e cila ishte lajmëruar si e zhdukur nga familja tash e disa ditë, është lajmëruar nga “një shtet fqinj”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

“Më datë 28.09.2018, në polici është raportuar rasti person i zhdukur, bëhet fjalë për personin A.D, femër, 22 vjeç shtetase e Republikës së Kosovës”, thuhet në një komunikatë shtypi të PK-së.

“Që nga dita e raportimit policia me një intensitet të shtuar ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për gjetjen e viktimës, thuhet në njoftimin e policisë”.

“Bazuar në të dhënat e deritanishme, është konstatuar se personi në fjalë, në mënyrë të rregullt ka kaluar në një shtet fqinjë të Republikës së Kosovës, nga ku pala ka kontaktuar me familjarët e saj”.

“Përveç familjarëve të viktimës me të cilët jemi në kontakt për zhvillimet rreth rastit, ne si polici zyrtarisht kemi njoftuar edhe institucionet e shtetit fqinjë dhe bashkërisht jemi duke punuar për identifikimin e vendndodhjes së viktimës si dhe sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, thekson komunikata.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme