Mesfushori i Istanbul Basaksehirit, Arda Turan, është dënuar me 16 ndeshje moslojë, për shkak të sulmit ndaj gjyqtarëve.
Gjatë ndeshjes së fundit me Sivassporin, Turan shpërtheu pas ndëshkimit me të kuq dhe shtyu gjyqtarin dhe sulmoi një nga asistentët e tij.
Pas incidentit, Bordi Disiplinor i Federatës Turke vendosi të dënojë lojtarin, që tash do të mungojë në gjysmën e parë të sezonit të ardhshëm.
Basaksehiri aktualisht është tri pikë prapa liderit Galatasaray në tabelë.