Pas gjobës së majme nga klubi dhe pasi rrezikon 12 vite burg për një sherr në lokal, Arda Turan gjendet përballë një telashi tjetër.
Prokuroria e Stambollit ka nisur një hetim mbi futbollistin e njohur turk, pasi ka dyshime se është i lidhur me grupin gylenist që tentoi grushtin e shtetit në vitin 2016.
Arda është duke u hetuar nga drejtësia turke për lidhje me Fethullah Gylenin, i akuzuari kryesor për atentatin që iu bë qeverisë.
Me akuzat më të fundit, është pothuajse e sigurt se karriera e Arda Turan ka përfunduar në moshën 31-vjeçare.