Së shpejti tregut muzikor shqiptar pritet ti shtohet edhe një këngë e re argëtuese.
Është Ardian Bujupi, këngëtari i radhës që ka nisur të punojë në projektin e ri.
Kështu së paku ka bërë të ditur vet artisti përmes rrjeteve sociale teksa ka zbuluar edhe kujt i dedikohet kënga e re.
https://instagram.com/p/Bi2LbMEHYBa/?utm_source=ig_embed
“Çika, çika”, titullohet projekti i radhës dhe për këtë ka zgjedhur të bashkëpunojë me një çikë.
Bëhet fjalë për Xhensila Myrtezajn, e cila së fundi ka qenë temë e mediave rozë rreth martesës me bes Kallakun dhe shtatzënisë.
Kujtojmë se muaj më parë Ardiani solli këngën “Arigato”, i cili deri më tani është shikuar rreth dy milionë herë në YouTube.
Ndryshe, ky nuk do të jetë projekti i fundit i këngëtarit që do ta sjell gjatë këtij viti.
https://instagram.com/p/BjK-W_5nCOG/?utm_source=ig_embed