Këngëtari i njohur shqiptar, Ardian Bujupi, ka publikuar së fundmi këngën e tij më të re.
“Baila Morena” titullohet kënga e tij e re, e cila është në gjuhën gjermane.
Kënga është ritmike e zhanrit RnB, dhe është punuar nga producentët gjermanë Ryder & Seno.
Ndërkohë për vargjet e tekstit është kujdesur vet Ardiani.
“Baila Morena” vjen e vizualizuar edhe me klip, xhirimet e të cilit janë kryer në Gjermani, dhe i përshtaten mjaft mirë tematikës që kënga trajton.
Ardian Bujupi përndryshe ka qenë shumë aktiv në muzikë me projekte të shumta muzikore, kryesisht për tregun gjerman të muzikës.