Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, e ka quajtur nisje të jashtëzakonshme performancën e partisë së tij në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, raporton Ekonomia Online.
Gjini në një konferencë për media, ka thënë se asnjë qytetar që ka votuar Aleancën nuk do të pendohet kurrë për votën e tij.
“I falënderoj të gjithë qytetarët e Kosovës që kanë votuar, e posaçërisht ata që e kanë votuar Aleancën. Mundem vetëm me ju thanë që kurrë nuk kanë me u pendu për votën e vet. Për ne kjo është një nisje e jashtëzakonshme, edhe të gjithë ata që i kanë besu asaj që e kemi thanë gjatë kësaj fushate, që besojnë në të ardhmen e Kosovës, që besojnë në një Kosovë që duhet me u ba e mirë për të gjithë qytetarët e vet, nuk kanë me u pendu kurrë”, ka deklaruar Gjini.
“Kemi me punu shumë që vota dhe vullneti i tyre me na votu neve me u respektu maksimalisht. Pavarësisht që kjo garë zgjedhore është mbajtë në një terren absolutisht jofer politik, ku janë përdorë të gjitha mjetet e mundshme për me e kthy rezultatin në favor të pushtetit, prapë se prapë, qytetari i Kosovës e ka kuptu që e don vendin e vet”, ka shtuar Gjini.
