Ardian Gjini jep betimin, Anton Shala zgjedhet kryesues i Kuvendit Komunal

Prishtinë | 18 Dhj 2017 | 12:40 | Nga

Është mbajtur mbledhja inauguruese e Kuvendit të ri të Komunës së Gjakovës, ku pos kryetarit Ardian Gjini, betimin e kanë dhënë edhe tridhjetë e pesë këshilltarët e rijnë komunal, të cilët do të kenë mandat katërvjeçar.

Sipas ligjit për qeverisje lokale, deri në zgjedhjen e kryesuesit të ri të Kuvendit të Komunës së Gjakovës, i njëjti është kryesuar nga kuvendari më i vjetër në moshë, e që ishte Sadik Hoti nga LDK-ja.
Pas betimit të dhënë si kryetar, Ardian Gjini ka mbajtur një fjalë rasti ku ka shprehur falënderimet për punën e deritanishme të të gjithë kryetarëve të komunës.

Duke uruar për këshilltarët e rijnë komunal, kryetari Ardian Gjini është shprehur se të gjithë të zgjedhurit janë nderuar me besim nga qytetarët e komunës së Gjakovës, e që kjo nënkupton edhe obligim, e nëse bëhen bashkë nderimi dhe obligimi atëherë do të ketë pune të suksesshme në të mirë të të gjithë qytetarëve.

Duke folur për programin dhe synimet si kryetar i ri i komunës, Ardian Gjini është shprehur se tashmë ky do të jetë program i qytetarëve të komunës së Gjakovës, e që si pushtet lokal do të jetë i ndërlidhur me pushtetin qendror.

Kujdes të veçantë dhe të sinqertë bashkëpunimi, kryetari Ardian Gjini ka shprehur edhe për opozitën, sepse siç është shprehur si, mosarritja eventuale e sukseseve të administratës komunale, nën sipërfaqe nënkupton edhe mosarritje të qytetarëve të Gjakovës.

E për të qenë sa më të arrirë, e përse jo edhe përtej programit, kryetari Ardian Gjini, ndër tjerash theksoi se do të përkushtohet për siguri të përgjithshme më të madhe, përmirësimin e cilësisë së arsimit në saje të kompetencave të Komunës, e ku ka përmendur edhe themelimin e Pleqësisë së Arsimit, pastaj dedikime më të theksuara në shëndetësi, bujqësi, ku do të ketë nivel tjetër, e ku përfshihet edhe bashkëpunimi me qeverinë qendrore.

Kryetari Gjini ka shtuar mjedisi do të jetë në fokusim dhe ndjeshmëri të mandatit të tij, ashtu sikurse edhe kultura, rinia, sporti, rekreacioni e të tjera dedikime që e bëjnë qeverisjen lokale sa më efikase.

Nga kryetari Ardian Gjini janë përmendur edhe ndërhyrjet dhe ndërtimet në infrastrukturë, si qarkorja e Gjakovës, hyrje-daljet e qytetit, lumi Krena, parku i madh i qytetit, rruga Gërgoc – Krelan, rruga për tek “Maja e Kunorës”, urat, uji i pijshëm në Rekë të Keqe, penda e Drinit të Bardhë, e të tjera projekte që i japin jetë komunës së Gjakovës.

Nga kryetari Ardian Gjini është quajtur e papranueshme gjendja në varrezat e dëshmorëve, për të cilët tha se nuk ka asnjë justifikim për vonesat e deritanishme për këtë të rënë për liri.

Në përmbyllje të fjalës së tij ceremonial, kryetari Ardian Gjini është shprehur se:

“E ndjej peshën e përgjegjësisë ndaj qytetarëve të cilët më nderuan me besimin e tyre”.

Më pas është zgjedhur kryesuesi i ri i Kuvendit të Komunës. Me 20 vota pro, në këtë post është zgjedhur Anton Shala nga PSHDK-ja, duke u radhitur i pari pas Edmond Dushit nga AKR-ja i cili mori vetëm 14 vota.

Anëtarët e Kuvendit të Komunës së Gjakovës:

AAK: Flamur Fetahaj, Haxhi Sejdiu, Nik Hyseni, Isuf Osmani, Shaban Luma, Teuta Pallaska-Milla, Florentina Gjergjaj, Saranda Hyseni dhe Muharrem Musa.

Alternativa: Diana Qarkagjia, Hekuran Dula, Basri Komoni, Hana Zeka, Edi Puka dhe Drita Buza-Zhaveli.

VV: Agon Batusha, Shpend Kumnova, Mimoza Shala, Lirika Komoni dhe Kreshnik Alijaj.

PDK: Bekim Jupa, Halit Isufi, Dafina Syla-Dina, Adelina Shehu-Kola dhe Bashkim Gashaj.

LDK: Bekim Ermeni, Sadik Hoti, Saranda Hoda dhe Besarta Lekaj.

PSHDK: Anton Shala, Zef Komani dhe Arjeta Gjoklaj.

Nisma për Kosovën: Fazli Hoxha dhe Valentina Alijaj.

AKR: Edmond Dushi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme