Ardian Kastrati: Kjo Qeveri duhet të bjerë sa më parë, Kurti e ka shkelur Kushtetutën

Prishtinë | 24 Mar 2020 | 18:42 | Nga Ekonomia Online

Profesori universitar, Ardian Kastrati, ka thënë se Albin Kurti si kryeministër i ka bërë dëm vendit si në rrafshin kombëtar dhe atë ndërkombëtar.

“A do të rrëzohet nuk e di por mendoj se kjo Qeveri duhet të rrëzohet sa më parë. Kurti e ka futur Kosovën në një krizë të paparë në rrafshin nacional po tregohet i padije. Poashtu Ka sanksione, flitet për tërheqje trupash nga Kosova…”, ka thënë Kastrati, njofton Klan Kosova.

Sa i përket ‘duelit’ në mes të Kryeministri Albin Kurti dhe Presidentit Hashim Thaçi, ai ka pohuar se të dy luftojnë se kush do ta marrë pozitën e gjeneralit.

“Në këtë luftën me pandeminë nuk mund të ketë shumë gjeneralë. Zgjidhja është tek afatet kushtetuese. Thaçi propozoi gjendje të jashtëzakonshme dhe Kurti e refuzoi. Kurti me dosta, Elvisat dhe ata me kapelat si të Leninit përfaqësojnë një frymë neokomuniste, çka është e kundërta çfarë ne aspirojmë si Kosovë. Kërkohej poashtu të krijohej pushtet brenda forcave të sigurisë”.

“Kurti e ka shkel Kushtetutën sipas shumë juristëve që kam konsultuar edhe mbrëmë. Shkelja e parë është bërë nga ky. Kurti është politikan idhnak pse i është marrë dialogu nga Thaçi. Ky e ka shkelur i pari Kushtetutën dhe tash duhet të presim që kjo gjykatë ta bëjë interpretimin e saj”.

Të ngjashme