Arena e konfrontimeve politike

Prishtinë | 04 Mar 2018 | 08:57 | Nga

Rreth 12 vjet pas themelimit të Inspektoratit Policor të Kosovës si institucion i pavarur nga Policia, kredibiliteti i tij është goditur nga skandalet e njëpasnjëshme.

Politika, përmes grupeve të interesit e ka ndarë në dysh këtë institucion të rëndësishëm. Në vend se IPK-ja të bëhej rregullator i Policisë se Kosovës, ky institucion është shndërruar në një vend ku “qërohen hesapet” e grupeve të interesit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ndikimi politik është parë që në fazën e përzgjedhjes se menaxherëve në këtë institucion. Varësisht se kush ka udhëhequr me Ministrinë e Punëve të Brendshme ka përcaktuar udhëheqësin e këtij institucioni, pa marrë parasysh aftësitë profesionale dhe të integritetit.

IPK-ja ka dështuar për 12 vjet që të shkëputet nga zinxhiri policor si institucion i pavarur. Në vend që të ndjekë shkelësit e ligjit brenda Policisë, ky institucion ka bërë amnistimin e zyrtarëve të fuqishëm duke thelluar më shumë krizën dhe duke rritur numrin e keqpërdorimeve që ndodhin në hallkën e parë kryesore të sigurisë dhe drejtësisë, siç është Policia e Kosovës.

Kjo, sipas njohësve të sistemit të drejtësisë, ka qenë qëllim i politikës që IPK-në ta shndërrojë në mjet përmes të cilit e kontrollon Policinë e Kosovës.

Të ngjashme