Arena Kombëtare drejt përfundimit, ja ku kanë arritur punimet

Prishtinë | 02 Maj 2018 | 16:58 | Nga

Miliona euro të investuara dhe një stadium modern që do të kthehet në shtëpinë e Kombëtares shqiptare.

Arena Kombëtare po merr formë dita-ditës. Skeleti i stadiumi është drejt përfundimitdhe së shpejti pritet të nisë puna për ndërtimin e shkallëve në tribuna.

Ritmet e punimeve janë shumë të larta, ndaj gjatë gjithë verës synohet që të përfundojë gjithçka në lidhje me shkallët dhe ambientet e brendshme.
Poashtu ka filluar të montohen pjesët e çatisë.

Kurse faza e fundit është përgatitja e fushës, që duhet të jetë e standardeve më të larta, për një stadium që vlerësohet i kategorisë 4 të UEFA’së.

Arena Kombëtare pritet të përurohet në çerekun e parë të vitit të ardhshëm.

https://youtu.be/SODkiSicvQ0?t=136

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme