Një pjesë e lagjes “Kalabria” të enjten nga ora 10-16 do të mbesin pa furnizim me ujë të pijshëm

Prishtinë | 04 Nën 2020 | 14:53 | Nga Ekonomia Online

KRU ” Prishtina” është duke implementuar projektin “ IZOLIMI I ZONAVE TË MATURA TË UJIT ” me ç’rast, në kuadër të këtij projekti do të ndërtohet puseta e ujëmatësit zonal për zonën e lagjes “ Kalabria” në Prishtinë.

Andaj , njoftojmë konsumatorët e zonës perëndimore të lagjes “ Kalabria” , konkretisht dy anët e rrugës “  Hazir Shala ” se gjatë ditës së nesërme, 5 nëntor 2020, e enjte, duke filluar nga ora 10:00 – 16:00 do të mbesin pa furnizim me ujë të pijshëm.

Ua kujtojmë se, çdo investim në infrastrukturën e ujësjellësit  realizohet për të pasur shërbime më të mira, për të gjithë konsumatorët e KRU”Prishtina” sh.a.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme