Ujësjellësi “Prishtina” nga nesër nis nënshkrimin e kontratës për shërbime me konsumatorët

Prishtinë | 08 Tet 2021 | 19:54 | Nga Ekonomia Online

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se nga dita e nesërme do të fillojë të trokasë në dyert e secilit konsumator që është i kyçur në sistemin e rrjetit të ujësjellësit për të nënshkruar kontratën për shërbime.

Me kontratë të shërbimeve të ujit rregullohen marrëdhëniet juridike, gjegjësisht të drejtat dhe obligimet, përfshirë edhe të drejtën për kompensim midis palëve kontraktuese, për ofrimin e shërbimeve të ujësjellësit dhe ujërave të ndotura.

“Kontrata përmban: Të drejtat dhe obligimet e palëve për shërbimet e ofruara, të drejtat dhe obligimet e konsumatorit, faturimi për shërbime të ofruara, ankesat/kërkesat dhe shqetësimet e konsumatorit e shumëçka tjetër të bazuara në dispozitat ligjore, të cilat do u kumtohen direkt nga ekipet që do fillojnë punën në terren nga dita e nesërme”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme