Fillojnë punimet në Parkun e Qytetit në Prishtinë

Prishtinë | 28 Tet 2020 | 17:22 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se kanë filluar punimet në projektin e Parkut të Qytetit.

Ai ka thënë se ky projekt parasheh parasheh intervenime në ndriçim, shenjëzim, infrastrukturё rrugore, organizim të hapësirës, mirëmbajtje dhe funksione të tjera urbane.

Postimi i plotë i tij:

Filluan punimet për zbatimin e projektit pёr Parkun e Qytetit qё shtrihet nё 7,5 hektar sipërfaqe dhe ka rëndësi  të madhe për pёrdishmërinë  e banoreve tё zonës qendër tё Prishtinës.

Projekti ёshtё konceptuar dhe hartuar nё bashkëpunim me UN Habitatin dhe Universitetin e Prishtinёs dhe parasheh intervenime në ndriçim, shenjëzim, infrastrukturё rrugore, organizim të hapësirës, mirëmbajtje dhe funksione të tjera urbane duke krijuar njё mjedis tё sigurtё pёr tё gjithё.

Falёnderojmё tё gjithё qё punuan nё kёtё projekt i cili do tё i jep Parkut njё organizim dhe potencial tё ri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme