Argjentina aprovon vaksinën ruse kundër Covid-19

Prishtinë | 23 Dhj 2020 | 19:45 | Nga Ekonomia Online

Argjentina ka aprovuar vaksinën anti-Covid të Rusisë, të njohur si Sputnik V, për përdorim emergjent.

Ministria e Shëndetësisë e Argjentinës ka njoftuar të mërkurën për aprovimin e vaksinës, ndërsa Argjentina është bërë shteti i tretë që ka aprovuar këtë vaksinë pas Rusisë e Bjellorusisë, shkruan agjencia Reuters.

Dozat e para të vaksinës Sputnik pritet të arrijnë në Argjentinë gjatë ditëve në vijim. 42.254 persona kanë vdekur në Agjentinë si pasojë e COVID-19, bazuar në të dhënat zyrtare.

Argjentina po ashtu ka aprovuar edhe vaksinën anti-COVID të Pfizer/BioNTech.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme