Argjentina konfirmon formacionin për ndeshjen me Kolumbinë

Prishtinë | 15 Qer 2019 | 10:10 | Nga Ekonomia Online

Scaloni tashmë e ka ekipin për ndeshjen hapëse në Kupën e Amerikës.

Argjentina do të nisë aventurën në Kupën e Amerikës sonte në mesnatë kundër Kolumbisë, sfidë që do të zhvillohet nga ora 00:00 (12:00).

Messi me shokë do të tentojnë të nisin me këmbë të mbarë aventurën në këtë garë, ku Leo do të bëjë gjithçka për të triumfuar.

Tashmë edhe zyrtarisht, trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, ka treguar 11-shen startuese për ndeshjen e parë.

“Do të startojnë; Armani, Saravia, Pezzella, Otamendi, Tagliafico, Lo Celso, Guido Rodríguez, Paredes, Messi, Agüero dhe Di María”, tha Scaloni në konferencë për media para ndeshjes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme