Ari, para e pushkë gjuetie vidhen në Pustenik të Hanit të Elezit

Prishtinë | 11 Mar 2026 | 08:31 | Nga Ekonomia Online

Ari, para e pushkë gjuetie janë vjedhur në dy shtëpi në Pustenik të Hanit të Elezit.

Policia njofton se personat e panjohur kanë hyrë me forcë dhe kësisoj kanë kryer dhe vjedhjet.

·         Fsh. Pustenik, Hani i Elezit / 10.03.2026 – 19:40. Është raportuar se persona të panjohur pasi kanë hyrë me forcë në shtëpinë e viktimës mashkull kosovar kanë vjedhur stoli ari dhe para të gatshme. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.

·         Fsh. Pustenik, Hani i Elezit / 10.03.2026 – 19:40. Është  raportuar se persona të panjohur pasi kanë hyrë me forcë në shtëpinë e viktimës mashkull kosovar kanë vjedhur dy pushkë gjuetie dhe ari.  Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.

Të ngjashme