Reprezentuesi i Maqedonisë, Arian Ademi është caku kryesor i skuadrës franceze, Monaco.
Drejtuesi e skuadrës franceze janë kyçur në garë me skuadrën spanjolle të Betisit, për të marrë kapitenin e Dinamo Zagrebit.
Fillimisht skuadra kroate refuzoi ofertën e Betisit, në vlerë prej 6 milionë euro, ndërsa Monaco duhet të ofrojë dyfishin për të marrë firmën e Ademit.
Mesfushori shqiptarë ka zhvilluar 250 ndeshje dhe ka shënuar 19 gola. Për Maqedoninë ka zhvilluar 14 ndeshje dhe ka shënuar 3 gola.