Në një postim të bërë në story-n e saj në Instagram, Ariana Grande ka shprehur keqardhjen ndaj fansave të saj duke thënë se nuk do të jetë e pranishme në koncertin në Vietnam.
Këngëtares i është dashur të anulojë koncertin në Ho Chi Minh City në momentin e fundit për shkak të problemeve shëndetësore.
Vendimi i saj për të anuluar koncertin ka ardhur pasi ajo ka mbërritur në Vietnam dhe mesazhi që ajo i ka përcjellë fansave në Instagram është si më poshtë:
“Fansat e mi në Vietnam, ju kërkoj ndjesë nga thellësia e zemrës por në këtë moment jam duke u përballur me disa probleme shëndetësore. Kam ardhur në Vietnam me dëshirën e madhe për të performuar por doktori nuk mund të më lejojë të jem pjesë e koncertin këtë mbrëmje.
Më vjen shume keq… Nuk ka gjë më të vështirë për mua sesa kjo gjë, por ju premtoj që kjo mbetet për një të ardhme. Ju dua dhe faleminderit që më kuptoni”.