Kënga që ka shkruar Stanaj për Ariana Grande po bën namin në ShBA!

Prishtinë | 03 Dhj 2020 | 13:16 | Nga Ekonomia Online

Pak javë më parë Stanaj ka bërë të ditur se ai ka qenë bashkëpuntor i njërës këngë që këngëtarja e famshme Ariana Grande ka realizuar për albumin e saj të fundit.

Këtë e ka bërë të ditur Stanaj por edhe Ariana, madje kjo e fundit ka falënderuar Stanaj për këngën dhe për punën e palodhshme që ai ka bërë.

Kjo këngë po rezulton tejet e suksesshme kështu duke u shoqëruar me miliona klikime në youtube.

Ai ka ndarë në llogarinë e tij në Instagram një foto ku tregon se sa i lumtur është ai për këtë sukses, duke falënderuar kështu Zotin dhe skuadrën e tij.

Ndërkaq ditën e djeshme është publikuar kënga më e re e tij në bashkëpunim me Tommee Profitt i cili është edhe producenti i Stanaj, kënga titullohet “Noel” dhe si duket është duke u pëlqyer shumë nga të gjithë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme