Ariana Grande publikon albumin e ri dhe pjesë e tij është edhe këngëtari shqiptar

Prishtinë | 30 Tet 2020 | 15:05 | Nga Ekonomia Online

Albert Stanaj, është njëri ndër këngëtarët me origjinë shqiptare po qe ka spikatur në tregun e huaj.

Ai në fillimet e tij filloi të pëlqehej shumë nga publiku, kjo për shkak zërit të tij unik, stilit të tij të vëçantë dhe baladave që vetëm Stanaj dinte t’i bënte.


Kur përmendet Stanaj kujtojmë baladat që edhe sot kur ndëgjohen të përcjellin po ato emocione si në fillim, ato janë: “Romantic” dhe “Ain’t love strange” kjo vlen të theksohet sepse këto dy këngë bënë që edhe këngëtari Stanaj të merrte famën që po gëzon sot.

Stanaj ka kohë që po i mungon tregut muzikor, por megjithatë këngëtari kishte premtuar se ai do të kthehej shumë shpejtë fuqishëm.

Kjo gjë edhe ndodhi, përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram ai ka treguar se ka një bashkëpunuar me këngëtaren me famë botërore Ariana Grande për albumin e saj të ri “Positions” që ka dal në treg vetëm disa orë më parë.

Ai ka shkruar tekstin e njërës prej këngëve të albumit dhe si duket ky është një hap shumë i rëndësishëm për këngëtarin.

“Ju thash që kam qëndruar në qetësi. Jam me të vërtetë shumë mirënjohës për shoqërinë që kam me Ariana Granden. Thellësisht mirënjohës që jam pjesë e këtij regjistrimi. Për të gjithë ata që janë pranë meje, faleminderit. Tani kemi shumë këngë rrugës. Koha për t’ia dalë,” ka përfunduar këngëtari./Gazeta Express/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme