Ariana Grande ka zbuluar tatuazhin e saj të bërë për nder të viktimave të sulmit terrorist që ndodhi vitin e kaluar gjatë koncertit të saj në Manchester Arena, transmeton Klan Kosova.
Këngëtarja 24-vjeçare bëri një bletë pas veshit të saj të majtë.
Bleta është një emblemë e Manchester, duke simbolizuar të kaluarën e qytetit.
Derisa këngëtarja ishte duke performuar, një sulm terrorist vrau 22 persona në maj të vitit të kaluar.