Ariana Grande dhe Pete Dadivdson janë ndarë.
Siç mëson TMZ, çifti i kanë dhënë fund fejesës pak kohë pasi e bënë atë zyrtare, shkruan lajmi.net.
Burime të afërta me ish-çiftin tregojnë se Ariana dhe Pete janë ndarë këtë fundjavë, duke pranuar se nuk ishte koha e duhur për marrëdhënien e tyre.
Thuhet se ata kanë ende dashuri për njëri-tjetrin, por gjërat ecën në tjetër drejtim.
Ariana dhe Pete njoftuan për fejesë në maj të këtij viti, vetëm pak javë pasi u raportua se ishin takime të rastësishme.
Madje, unaza e fejesës e Ariana Grandes kushtoi rreth 100 mijë dollarë.
Grande kohët e fundit kishte treguar se ka nevojë për pushim nga vëmendja publike, kurse hera e fundit që ajo u pa bashkë me të fejuarin ishte javën e kaluar.