Ylli i muzikës pop, Ariana Grande, do të zë njërën nga karriget e “The Voice” këtë vit.
Grande do të jetë pjesë e jurisë bashkë me Blake Shelton, Kelli Clarkson dhe John Legend.
Sezoni i 20-të aktualisht është duke u mbajtur dhe në juri ka këta tre këngëtarë dhe Nick Jonas, shkruan AP.
“Jam e nderuar dhe e lumtur t’i bashkohem familjes ‘The Voice’. Kam qenë admiruese e kësaj shfaqjeje për shumë kohë. Mezi pres të bashkohem kokë më kohë me trajnerët e mrekullueshëm, të njoh artistët e rinj dhe t’u ndihmoj të kalojnë në nivel tjetër”, ka thënë Grande.