Ariana Grande është një ndër këngëtaret më të përfolura gjatë këtij viti kalendarik.
Ajo u bë tejet e famshme pas tragjedisë së Manchesterit, kur një person shtiu me armë zjarri në koncertin e saj në drejtim të fansave.
Megjithatë, këngëtarja solli edhe disa projekte dhe ndër më të suksesshmit ishte i fundit që po dëgjohet shumë në platformat e ndryshme muzikore.
“Thank you, next”, ishte kënga e fundit e bukuroshes, i cili arriti të thyejë rekorde që në momentet e para të publikimit në Youtube.
Projekti që i dedikohet ish-partnerëve të këngëtares ishte ideja e mikeshës së ngushtë të Arianës, shqiptares Njomza.
Ishin fansat ato që donin të dinin se si lindi ideja e kësaj kënge që u kthye shumë shpejt në hit.
“Ishte një ditë shumë e vështirë në New York dhe miqtë e mi më dërguan në dyqanin e Tiffany’S. Ne pimë shumë shampanjë dhe bleva unaza për të gjitha. Ishte çmenduri dhe shumë argëtim. Dhe duke u kthyer, Njomza tha: ‘Kjo duhet të kthehet në një këngë’. Kështu që ne e shkruam atë pasdite”, tregoi Ariana në një postim në Twitter.
Edhe Njomza është këngëtare që bën projekte muzikore në gjuhën angleze.