Ariana Grande nuk është mirë emocionalisht.
Sulmi terrorist gjatë koncertit në Manchester dhe së fundi vdekja e ish të dashurit të saj Mac Miller kanë bërë që këngëtarja të përballet me frikë.
E gjithë kjo po ndikon në shëndetin e saj mendor dhe kjo po vihet re nga statuset e saj të shumta në rrjete sociale.
Ariana tregoi përmes komenteve se nuk është gati të nisë turneun e saj që kishte planifikuar sepse do që të rrijë vetëm në shtëpi duke qenë se ka shumë frikë të dalë.