Ariana Grande u tha fansave se ajo ishte mbushur me emocione dhe nevrike, pasi u mirëprit përsëri në Manchester për herë të parë që nga sulmi terrorist i 2017’ës dhe koncerti i bamirësisë që pasoi.
Turma brohoriti emrin e saj gjatë daljes së saj në Manchester Pride të dielën.
Policia e Armatosur patrulloi jashtë ngjarjes, e cila erdhi dy vjet pasi një vetëvrasës me bombë vrau 22 persona pas koncertit të saj në Manchester Arena.
“Manchester ka një vend shumë të veçantë në zemrën time”, tha superylli.
“Jam shumë e lumtur që jam me ju, kështu që ju falënderoj që më keni pritur. Më falni, jam kaq nervoze. Kam pasur shumë më tepër për të thënë, por jam vërtet shumë e lodhur. Prandaj faleminderit”.
Këngëtarja amerikane performoi setin e saj 35 minutësh që e nisi me këngën No Tears Left To Cry, kënga e parë që ajo publikoi pas bombardimeve, dhe nata ishte tejet emocionuese si për këngëtaren ashtu edhe për fansat e saj.