Këngëtarja amerikane Ariana Grande do të rikthehet në Manchester për të mbajtur sërish një koncert, pas atij të fundit ku përfundoi në tragjedi një event i cili i ishte dedikuar argëtimit.
Në një letër të hapur Ariana Grande shkruan mes të tjerave se e gjithë bota e muzikës është e bashkuar dhe të gjithë luten për viktimat e tragjedisë një javë më parë në Manchester.
Koncerti këtë herë do të ketë për qëllim grumbullimin e të ardhurave për familjet e prekura nga tragjedia.
Në koncert mbetën të vdekur 22 njerëz ndërsa më shumë se 60 persona të tjerë mbetën të plagosur.