Arianit Koci publikon pamjet e përleshjes fizike në një qendër tregtare në Prizren

Prishtinë | 22 Nën 2021 | 09:43 | Nga Ekonomia Online

Avokati Arianit Koci përmes një postimi në facebook ka reaguar për një përleshje fizike në mes disa personave e cila ka ndodhur dje rreth orës 18:45 në një qendër tregtare në Prizren.

Koci ka publikuar pamjet e momentit të përleshjes, ku sipas tij është sulmuar një famije rome ku shkas për sulm nga ana e sigurimit të qendrës, ka qenë vendosja e maskës.

“Ky është sulmi brutal ndaj një familje rome, dje në një qendër tregtare në Prizren.Sipas një deputeti të Republikës së Kosovës, shkas për sulm nga ana e sigurimit të qendrës, paska qenë vendosja e maskës. Prindërit dhe vajza e 11 vjeqare, e kanë pasur maskën. Djali jo”, ka shkruar Koci.


Të ngjashme