Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritëro Arifi tha se Serbia është shumë larg integrimit evropian.
Ai u shpreh se duhet një kulturë evropiane, derisa tha se Bashkimi Evropian i ka evidentuar veprimet e saj.
“Serbia është shumë larg integrimit evropian, pra nuk mjafton vetëm një deklarim politik apo ndonjë reformë juridike, por duhet që të ketë një kulturë evropiane”.
“Veprimet e saj Bashkimi Evropian veç i ka evidentuar në shumicën e rasteve tash dhe do t’i kërkohet çdo ditë që t’i zbatojë rregullat për të cilat Bashkimi Evropian ka investuar që një kohë të gjatë në Serbi”, tha ai për klan kosova.
Arifi u shpreh se Serbia është zotuar para BE për Marrëveshjen e Ohrit dhe atë të Brukselit dhe sipas tij, këto janë rregulluar që duhet zbatuar.
“Ato janë kërkesa për të, sepse Serbia është zotuar para Bashkimit Evropian për Marrëveshjen e Ohrit dhe atë të Brukselit, kështuqë këto janë rregullat që Serbia duhet t’i zbatojë sa më shpejt që të jetë e mundur, që të hapet një dritare tjetër edhe për rajonin, por edhe për vet Serbinë”, tha profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare.