Arifi: Takimi i Mustafës me Vuçiq, miratim i ndaljes së Haradinajt

Prishtinë | 22 Jan 2017 | 12:22 | Nga

Avni Arifi, kryetari i degës së AAK-së në Prishtinë ka thënë se një takim i mundshëm i kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa me atë të Serbisë, Aleksandër Vuçiq është një miratim i heshtur i ndaljes së Ramush Haradinajt në Francë.

Postimi i plotë i Arifit:

“Takimi i mundshëm i Kryeministrit të Kosovës me Kryeministrin Serb përderisa Ramush Haradinaj mbahet pa asnjë bazë në Francë është miratim i heshtur i kësaj ndaljeje.

Një takim i tillë është injorim total i të gjitha protestave të shqiptarëve anë e kënd botës dhe përgënjeshtrim i të gjitha deklaratave të deritanishme të zyrtarëve qeveritarë lidhur me potencat”.

 

Të ngjashme