Një nga kandidatet për të fituar Festivalin e këtij viti, Arilena Ara, ka kënduar këngën e saj “Shaj”, në finalen e “Festivalit të Këngës”.
Ajo ka patur një performancë drithëruese e në fund u duartrokit fort nga publiku. Madje publiku e riktheu 3 herë në skenë Arilenën.
“Faleminderit, ju jeni gjithë dashuria, ju jeni fitorja ime. Faleminderit! Përulem para jush”, tha Arilena dhe u largua mirëpo publiku filloi të brohoriste më fort.
Alketa e thirri sërish në skenë Arilenën ndërsa këngëtarja e përlotur u shpreh: “Faleminderit shumë, gjithçka doja ishte kjo”.
Publiku nuk u ndal dhe thërriste vazhdimisht emrin e Arilenës, aq sa Alketa u detyrua ta thërriste për të tretën herë.