Në Carralevë të Shtimes, një ari ka depërtuar në një oborr të shtëpisë së bletarit Shaban Halimit, ku si përfundim janë dëmtuar disa bletë.
Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar vet Halimi i cili është magjistër i kimisë.
Ai tha se rasti ndodhi mbrëmjen e kaluar derisa shtoi se gjendej në punë kur u informua për dëmtimin e bletëve, njofton Klan Kosova.
I pyetur nëse dyshon në dike tjetër të ketë bërë dëme në këtë lëmi, Halimi përfundon duke thënë se në bazë të rrëmujës së mbetur si një mënyrë e tillë e shkatërrimit të ambientit ku po kujdesej për bletët, askush tjetër nuk mund të jetë përveç ndonjë ariu.
Për më shumë detaje ja fotografitë: