“Arka” e Mentor Zymberajt hap Festivalin e Monodramës “Dulcinea 2026” në Ulqin

Prishtinë | 19 Gus 2026 | 14:18 | Nga Ekonomia Online

Nga sot deri më 22 gusht, qyteti bregdetar i Ulqinit mirëpret edicionin e parë të Festivalit Ndërkombëtar të Monodramës “Dulcinea 2026”.

Monodrama “Arka”, me interpretim të aktorit kosovar Mentor Zymberaj, do të prezantohet në orën 21:00, në kuadër të ceremonisë solemne të hapjes dhe ditës së parë të festivalit, e cila mbahet në Skenën Verore të Kalasë së Ulqinit.

Ky edicion pionier mbledh trupa dhe aktorë nga 8 shtete të ndryshme të botës, mes të cilëve: Italia, Kolumbia, Maqedonia e Veriut, Kosova, dhe Armenia, duke bashkuar artistë dhe kultura të ndryshme përmes fuqisë së teatrit./Klankosova.tv

Të ngjashme