Arlind Ajeti e ka shënuar golin e parë në Serie B me skuadrën e tij.
Reggiana fitoi ndaj LR Vicenzas me rezultatin 2:1 në kuadër të xhiros së 19-t në rangun e dytë të futbollit italian.
Ajeti e shënoi golin e parë të skuadrës së tij në minutën e 18-t.
Qendërmbrojtësi 27-vjeçar u shënua për herën e parë në listën e realizatorëve me skuadrën e re pas 11-t ndeshjeve të zhvilluara në Serie B.
Ai u transferua te Reggiana në Itali nga skuadra e Vejles, që bën gara në Superligën e Danimarkës.